Ballina Lajmet Kosovë Arrestohet një ish – polic i nacionalitet serb në Leposaviq, dyshohet për...

Arrestohet një ish – polic i nacionalitet serb në Leposaviq, dyshohet për krime lufte

Një serb është arrestuar në fshatin Soçanicë të Leposaviq.

I arrestuari dyshohet se ka kryer krime lufte.

Këtë për Tëvë1 e ka konfirmuar Veton Elshani nga Policia e Kosovës.

I arrestuar ka qenë pjesëtar i Policisë së Kosovës, raporton Kossev. Për këtë të fundit, Elshani ka deklaruar nuk mund të japë më shumë detaje meqë në aksionin e arrestimit s’ka marrë pjesë njësia e për rajonin e Veriut.

“Po, ky burrë u arrestua në Soçanicë, por nuk mund të flasim për detajet sepse njësia për rajonin e Veriut nuk mori pjesë në arrestim. Ai u arrestua nga Njësia e Krimeve të Luftës nga Prishtina, ku më pas u transferua’’, ka thënë ai.

Exit mobile version