Ballina Lajmet Kosovë Arrestohet një person në Gjakovë i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Arrestohet një person në Gjakovë i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Republika e Shqipërisë.

Personi i dyshuar, N.C., mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i moshës 30 vjeç, ishte në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar me pesë (5) vite burgim nga autoritetet e drejtësisë në Republikën e Shqipërisë për veprën penale “Vjedhje me pasoja të rënda”.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është ndaluar për 48 (dyzet e tetë) orë, me qëllim të vazhdimit të procedurave të mëtejme ligjore.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve.

Exit mobile version