Ballina Lajmet Kosovë Prokuroria: Thaçi ishte i aftë të maskonte atë që po ndodhte në...

Prokuroria: Thaçi ishte i aftë të maskonte atë që po ndodhte në realitet

Në ditën e dytë të deklaratave përmbyllëse në gjykimin ndaj ish- krerëve të UÇK-së, Prokuroria po pretendon se Thaçi i ka gënjyer disa herë ndërkombëtarët, andaj deklaratat e këtyre të fundit duhet të merren me rezervë lidhur me UÇK-në, komandën e organizatës dhe rolin e ish-eprorëve në të.

“Ata nuk e dinin se ai [Thaçi] mund të bënte emërime ushtarake…Ajo që nuk kuptojnë James Rubin, Wesley Clark dhe ndërkombëtarë të tjerë është që Thaçi ishte i aftë të maskonte atë që po ndodhte në realitet dhe kjo ndikoi në botëkuptimin e tyre për të kuptuar vërtet se si funksiononte UÇK-ja. Veçanërisht Rubin dhe Clark treguan se nuk kishin asnjë interes për të kuptuar çfarë ndodhte në realitet dhe besonin se puna e tyre ishte në anën e duhur të historisë dhe nuk u përballën me atë çka po dëgjon tashmë ky trup gjykues”.

Prokurori Matt Halling gjatë fjalës përfundimtare, duke folur për përgjegjësinë e Hashim Thaçit në luftë, tha se ai ka kontribuar në shumë vepra penale.

Ai shtoi se kontributi i të akuzuarit në UÇK nuk ishte për qëllime politike apo neutrale siç thotë mbrojtja.

“Për shkak të pozicioneve që ka pasur në UÇK ai ka kontribuar në një sërë veprash penale të pafundme të cilat ne i kemi diskutuar. Nuk është thjesht kontributi që i ka dhënë UÇK-së për qëllime politike apo neutrale, siç thotë mbrojtja”, tha prokurori.

Prokurori Matt Halling deklaroi se përkrahësi i drejtpërdrejtë i qëllimit të Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale (NPK) ka qenë Thaçi.

Exit mobile version