Ballina Lajmet Kosovë Arrestohet një person në Prizren i kërkuar dhe i dënuar me dy...

Arrestohet një person në Prizren i kërkuar dhe i dënuar me dy vite burgim

Zyrtarët Policorë pranë Stacionit Policor Prizren, njësiti për realizimin e urdhëresave, pas veprimeve operative–hetimore dhe duke vepruar sipas një plani taktikë operativ, kanë arritur të lokalizojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin R.Q. (62 vjeçar) mashkull nga Prizreni.

I njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte i dënuar 2 vite e 1 muaj burg efektiv me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit.

Exit mobile version