Ballina Lajmet Kosovë Arrestohet një zyrtar i komunës së Prishtinës, dyshohet për ryshfet

Arrestohet një zyrtar i komunës së Prishtinës, dyshohet për ryshfet

Përmes një njoftimi për media, Komuna e Prishtinës thotë se së fundmi është njoftuar nga njëra prej kompanive që realizon projekt të Komunës, se pagesat për punët e kryera i janë vonuar.

“Që të shpejtohet procedura, kompania thotë sa i ka dhënë ryshfet njërit prej shërbyesve civilë të Komunës së Prishtinës”, thuhet në njoftimin për media të Komunës së Prishtinës.

Si rrjedhojë, kryetari Shpend Ahmeti thuhet që menjëherë e ka denoncuar rastin në Policinë e Kosovës, dhe e ka suspenduar me parandalim punëtorin në të cilin dyshohet, derisa të dëshmohet e kundërta.

“Sot u njoftuam që me urdhër të prokurorit, zyrtari në fjalë është shoqëruar në Polici. Komuna e Prishtinës, si Komunë shembull në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, nuk do të lejojë në asnjë mënyrë që të keqpërdoret paraja publike nga zyrtarët e vet, e as që të bëhen kushtëzime e favorizime përmes ryshfetit”, thuhet në njoftimin për media të Komunës së Prishtinës

Exit mobile version