Ballina Lajmet Kosovë Arrestohet pasi e përmbysi traktorin, rrezikoi zyrtarët e APK-së

Arrestohet pasi e përmbysi traktorin, rrezikoi zyrtarët e APK-së

Një i dyshuar është arrestuar në Zebincë të Novobërdës pasi qëllimisht kishte devijuar traktorin e tij e më pas e ka përmbysur në një përrua ku i kishte rrezikuar zyrtarët e APK-së.

I dyshuari atë veprim e kishte bërë pasi zyrtarët e Agjensionit të Pyjeve të Kosovës kishin vendosur të ja konfiskonin një sasi të druve të ngarkuar në rimorkion e traktorit të cilat kishte qenë duke i transportuar në mënyrë ilegale.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit  me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Exit mobile version