Ballina Lajmet Arrestohet vëllai i presidentit të Iranit

Arrestohet vëllai i presidentit të Iranit

24 Hossein Fereidoun, vëllai i vogël i presidentit të Iranit, Hassan Rohani, është arrestuar nën akuza për krime financiare, njofton gjyqësori iranian.
“Hetime të shumëfishta janë kryer në lidhje me këtë person, e po ashtu persona të tjerë janë marrë në pyetje, disa prej të cilëve janë në burg,” ka thënë zëdhënësi i gjyqësorit iranian, Gholamhossein Mohseni Ejei.

Fereidoun, i cili po ashtu është ndihmës i presidentit, ka një kohë të gjatë që akuzohet nga konservatorët për krime financiare dhe korrupsion.

Në janar, një grup parlamentarësh iranianë bën thirrje për Fereidoun të hidhet në gjyq për krime ekonomike, një lëvizje që kritikët e përshkruan si të motivuar politikisht./Mesazhi/

Exit mobile version