Ballina Lajmet Kosovë Arrestohet zyrtarja e ATK-së në një “Sallon masazhi”

Arrestohet zyrtarja e ATK-së në një “Sallon masazhi”

Sektori i Hetimeve të Trafikimit me Njerëz-Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Njerëz dhe Policia e Kosovës, të udhëhequr nga Prokuroria Themelore në Prishtinë pas hetimeve me masa të fshehura kanë arrestuar ditën e sotme katër persona të dyshuar në një “Sallon masazhi”, njofton Klan Kosova

Personat M.D, L.D, A.B, L.L të dyshuar janë arrestuar nën dyshim të përfshirjeve në veprat penale si: ‘Ofrimi i lokaleve për prostitucion’, ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’, ‘Ushtrim i ndikimit’, ‘Mbajtja në pronësi kontroll apo posedim i armës’ dhe ‘Bashkëkryerja’.

L.L është zyrtare në ATK-ë, e që dyshohet se në vazhdimësi ka keqpërdorur autoritetin zyrtar, me qëllim të përfitimit ka ndihmuar të dyshuarit e tjerë në kryerjen e veprave penale.

Policia si prova materiale ka konfiskuar: 1 armë zjarri me një karikator dhe dy fishekë të së njëjtës armë, gjashtë telefona mobil, para në vlerë prej 820 euro dhe 20 franga si dhe dokumente të ndryshme.

Exit mobile version