Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Arrihet marrëveshja, por Johnson nuk gëzon dot fitoren

Arrihet marrëveshja, por Johnson nuk gëzon dot fitoren

Boris Johnson do të përpiqet sot të bindë deputetët të mbështesin marrëveshjen e tij të Brexit.

Johnson ka këmbëngulur se është shumë i sigurt që deputetët do ta mbështesin marrëveshjen.

Por kundërshtimi i partisë Democratic Unionist Party ndaj planeve të tij do të thotë se Johnson përballet me një betejë për të miratuar marrëveshjen në Parlament.

Kryeministri pritet të përqendrojë vëmendjen e tij tek deputetët e Labour, rebelët që i dëboi nga partia e tij.

Kryetari i Partisë Konservatore James Cleverly tha se bisedimet me Partinë Unioniste Demokratike gjithashtu do të vazhdojnë, megjithë insistimin e tyre për kundërshtimin e marrëveshjes.

Dita e shtunë është shansi i fundit i kryeministrit për të detyruar Parlamentin të aprovojë një marrëveshje përpara afatit të Brexit më 31 tetor.

Nëse deputetët hedhin poshtë planet e tij, sipas legjislacionit të miratuar nga deputetët, Johnson duhet t’i kërkojë BE-së një zgjatje të daljes nga unioni deri më 31 janar 2020, diçka për të cilën ai ka insistuar vazhdimisht se nuk do ta bëjë./Ora News.

Exit mobile version