Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Arrihet marrëveshje, paga minimale në Maqedoni V. mbi 290 euro

Arrihet marrëveshje, paga minimale në Maqedoni V. mbi 290 euro

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka njoftuar se është arritur marrëveshje me Federatën e Sindikatave dhe punëdhënësit që paga minimale të jetë së paku 18 mijë denarë (292.3 euro), raporton Alsat M.

Kovaçevski ka shkruar në Facebook se punëtorët në industri të ndryshme, duke filluar nga paga e marsit do të marrin së paku 292.3 euro.

“Jam i lumtur dhe i kënaqur që mund të njoftoj se kemi arritur një marrëveshje me Federatën e Sindikatave dhe punëdhënësit. 80 mijë bashkëqytetarë tanë, punëtorë në industri të ndryshme, duke filluar nga paga e marsit do të marrin së paku 18 mijë denarë”, ka shkruar Kovaçevski.

Kjo shumë, siç tha ai, tregon rritje të pagës neto të këtyre punëtoreve për afro 45 euro në muaj.

Exit mobile version