Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Arrin në 48 numri i viktimave nga sulmi vetvrasës në Afganistan

Arrin në 48 numri i viktimave nga sulmi vetvrasës në Afganistan

Një sulm vetvrasës me bombë pranë një qendre universitare në Kabul, ka lënë të vdekur të paktën 48 persona si dhe ka lënduar 67 të tjerë, ka deklaruar Ministria afgane e Shëndetësisë.

Sulmuesi vuri në shënjestër shkollën private në lagjen Hazara, ku një grup i të rinjve dhe grave po studionin për provimet e pranimit në universitet, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Pas sulmit, askush nuk mori përgjegjësinë për shpërthimin vdekjeprurës.

Ngjarja ndodhi pasi qeveria po përballet me presione të rënda rreth sulmit ndaj talebanëve në qytetin qendror të Ghazni, i cili rezultoi në pesë ditë luftime intensive dhe gjatë të cilave qindra civilë dhe pjestarë të forcave të sigurisë kanë humbur jetën.

Exit mobile version