Ballina Auto Arrin SUV-i i ri luksoz Infiniti, çmimi nga 50,000 dollarë e lart

Arrin SUV-i i ri luksoz Infiniti, çmimi nga 50,000 dollarë e lart

Infiniti prezantoi modelin QX60 të vitit 2026 në fillim të këtij viti, dhe tani kompania ka njoftuar se çmimi i tij do të fillojë nga 51,200 dollarë.

Edhe pse në shikim të parë duket i njohur, modeli crossover me tre rreshta ulësesh ka pësuar një ndryshim të lehtë të pamjes, i cili përfshin një grilë të ridizajnuar me një emblemë të ndriçuar të Infiniti.

Ekzistojnë gjithashtu drita LED për ditën në formën e tasteve digjitale “piano”, si dhe një parakolp të ri të përparmë me një dizajn më të thjeshtë, transmeton Telegrafi.

Dizajnerët kanë shtuar gjithashtu rrota të reja dhe kanë ndryshuar pjesën e poshtme të dyerve, për t’i dhënë automjetit një pamje “më të gjatë dhe më horizontale”.

Modeli gjithashtu ka një parakolp të pasmë më aerodinamik, si dhe një derë të pasme pak të modifikuar, e cila nuk e ka më emblemën e Infiniti.

Ndryshimet e brendshme janë relativisht modeste, por ekziston një sistem i ri infotainment 12.3 inç me shërbime të integruara të Google.

Ai ofron qasje në Google Maps, Google Assistant dhe Google Play Store. Blerësit tani mund të zgjedhin gjithashtu një sistem të ri audio premium Klipsch, si dhe ProPILOT Assist 2.1, një sistem gjysmë-autonom asistence për drejtimin.

Ekzistojnë gjithashtu kamera të përmirësuara, si dhe një tapiceri e re TailorFit që tani është standarde në shumicën e niveleve të pajisjeve.

Sa i përket pajisjeve, modeli bazë QX60 Pure vjen me fenerë LED, një kapak ngritës elektrik dhe rrota 20 inç.

Pavarësisht nga niveli i pajisjeve të zgjedhura, sistemi i fuqisë është një motor 2 litërsh me katër cilindra që zhvillon 268 kuaj-fuqi.

Motori është i çiftuar me një transmision automatik me nëntë shpejtësi, dhe blerësit mund të zgjedhin midis tërheqjes me rrotat e përparme ose tërheqjes në të gjitha rrotat.

Exit mobile version