Ballina Auto WhatsApp me aplikacion të ri për CarPlay

WhatsApp me aplikacion të ri për CarPlay

Aplikacioni për mesazhe WhatsApp, që është në pronësi të Facebookut, është përditësuar me mbështetje të zgjeruar për sistemin Apple CarPlay.

Tani përdoruesit e CarPlay mund të telefonojnë dhe dërgojnë mesazhe më lehtë te miqtë dhe anëtarët e familjes direkt përmes ndërfaqes së automjetit.

Më herët, WhatsApp kishte integrim me CarPlay, por vetëm me funksionalitet të kufizuar që përdorte Siri-n për komandë me zë.

Aplikacioni i ri ka një ndërfaqe të plotë origjinale për CarPlay, me listë të bisedave të fundit, historikun e thirrjeve dhe një seksion për kontaktet e preferuara.

Gjithashtu ka butona për qasje të shpejtë që lejojnë dërgimin e mesazheve përmes diktimit me zë ose nisjen e thirrjeve, duke e bërë komunikimin më të thjeshtë ndërsa jeni në makinë.

Aplikacioni i përditësuar WhatsApp CarPlay është në fazë testimi që nga java e kaluar. Përdoruesit mund ta përdorin këtë aplikacion duke përditësuar WhatsApp në iPhone në versionin më të fundit dhe më pas duke e lidhur pajisjen me një automjet që është kompatibil me CarPlay.

Exit mobile version