Ballina Sport Futboll Arsenali fiton, Mustafi shënon dhe feston me shqiponjë

Arsenali fiton, Mustafi shënon dhe feston me shqiponjë

Arsenali është rikthyer me pikë të plota nga udhëtimi në Cardiff, duke e mundur skuadrën me të njëjtin emër me rezultat 2:3.

Skuadra e Unay Emery ka shënuar edhe fitoren e dytë këtë sezon, duke e mposhtur Cardiffin në shtëpinë e tyre.Fillimi i ndeshjes ishte i jashtëzakonshëm për Arsenalin, që pas 11 minutave pa vetën në epërsi, kur Shkodran Mustafi shënoi dhe festoi me shqiponjë pas një asistimi nga Granit Xhaka.

Vendasit arritën barazimin më minutën e fundit të pjesës së parë, përmes Camarasa.Pjesa e dytë solli edhe tri gola, me Arsenalin që në minutën e 62’, shënoi me anë të Aubameyang për 1:2.Nuk kaluan shumë minuta lojë, dhe Cardiff arriti ta barazonte për herë të dytë rezultatin në minutën e 70’ me Ward.Arsenali ishte skuadër e vendosur për të fituar këtë përballje shumë të rëndësishme, dhe këtë e arriti me golin e Lacazette në minutën e 81’.Me këtë fitore Arsenal numëron 6 pikë, ndërsa xhiron e ardhshme luan në udhëtim te Newcastle United.

Exit mobile version