Arsenali ka mposhtur 3:0 Fulhamin në xhiron e 35-të në Premier League për të marshuar në garën për titull kampioni në Angli.
Dy gola i shënoi Viktor Gyokeres e një tjetër Bukayo Saka për fitoren që pos pikëve i forcon “Topçinjtë” edhe në garën për golaverazh.
Arsenali tani ka 76 pikë në pozitën e parë të Premier Leagues. Manchester City e ndjek me 70 pikë, por me dy ndeshje më pak të zhvilluara.
E në rast se City fiton dy ndeshjet e mbetura gara për titull rrezikon të vendoset edhe me goldiferencë. Falë kësaj fitoreje, Arsenali tani ka goldiferencë prej 41 golash, ndërsa City me dy ndeshje më pak, ka goldiferencë prej 37 golash.
Deri në fund, Arsenali i ka edhe tri ndeshje.
