Ballina Arritje Teknologji Artemis II/ Astrofizikanti: Misioni është një testim i të gjitha sistemeve, Apollo...

Artemis II/ Astrofizikanti: Misioni është një testim i të gjitha sistemeve, Apollo pati 9 misione

Astrofizikanti Enkelejd Caca tha se anijet hapësinore, në distanca të mëdha, janë në rrezik të vazhdueshëm nga meteoritët dhe mikrometeoritët, duke kujtuar edhe rastin e Apollo 13.

Ai theksoi se udhëtimet hapësinore janë teste komplekse të sistemeve, ku kapsulat me ekuipazh duhet të ruajnë kushte normale biologjike gjatë fluturimeve të shpejta “fly-by”.

“Në atë distancë që ndodhen janë në mëshirë të meteoritëve dhe mikrometeoritëve. Në rastin e Apollo 13, këto mikrometeoritë goditën anijen dhe nuk u ul dot në Hënë.

Apollo pati 9 misione, miliarda njerëz kanë parë lëshimin e raketave.Kemi nxitime me veprimin e forcave për ndryshimin e orbitave, i gjithë udhëtimi është një testim i të gjithë sistemeve.

Tani kapsula është me ngarkesë të plotë, brenda saj ndodhen 4 persona që duhet të mbahen biologjikisht në kushte normale. Është një fluturim fly-by shumë i shpejtë.”

Exit mobile version