Ballina Artikuj Asgjë nuk krahasohet me ndjenjen e qetësisë dhe bukurisë shpirtërore

Asgjë nuk krahasohet me ndjenjen e qetësisë dhe bukurisë shpirtërore

Prof. ass. dr. Musa Vila

✍️- Asgjë nuk krahasohet me ndjenjen e qetësisë dhe bukurisë shpirtërore!
-Imagjino të kalosh një ditë pa
shqetësime, pa ankth apo pa frikë
Imagjino të kalosh një ditë
me gjithçka brenda teje të jetë në qetësi dhe paqe.
🌴- Sigurojini të frikësuarit:
Se i gjithë universi vepron sipas urdhrit të Krijuesit të tij dhe se kushdo që kërkon strehim te Zoti, nuk do të lëkundet dhe as nuk do të bjerë.
🌴- U thoni zemrave që dridhen:
Se pas fatit fshihet një mirësi e fshehur, dhe se plani që po shpaloset në qiell është më i mëshirshëm për ne sesa planet tona për veten tonë!
“Sepse Zoti është më i miri i mbrojtësve dhe Ai është më i Mëshirshmi i mëshiruesve.” (Jusuf:64)
🌴- Jam shumë i sigurt nga ideja se Zoti është shoqëruesi më i mirë i njeriut. Ai është shoqëruesi më i miri në udhëtim, më i miri shoqërues në vendin tëndë.
Ai është më i miri shoqërues në të gjithë botën, dhe në çdo vend ku shkojmë ose qëndrojmë, pavarësisht se sa gjatë qëndrojmë… pavarësisht se sa njerëz janë përreth nesh kudo, mbetet një cep i sigurt, një vend i qetë plot ngushëllim, që është shoqëria e Zotit, tek i cili drejtohemi dhe strehohemi, në të cilin gjejmë ngushëllim dhe qetësi.

Prof. ass. dr. Musa Vila

Exit mobile version