Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Asgjësohen 20 mijë derra në Bosnjë për shkak të gripit të derrave

Asgjësohen 20 mijë derra në Bosnjë për shkak të gripit të derrave

Ljubisha Petroviq

Rreth 20 mijë derra janë asgjësuar në ditët e fundit, në një rajon verilindor të Bosnjës, derisa autoritetet lokale atje po përpiqen ta frenojnë përhapjen e një gripi shumë ngjitës të derrave, raporton agjencia AP.

Kryetari i komunës së Bijeljinas, Ljubisha Petroviq, i cili ka koordinuar veprimet për t’u marrë me krizën, ka bërë të ditur se kanë mobilizuar inspektorët veterinarë, mbrojtjen civile dhe anëtarët e grupeve të të rinjve për të ndihmuar në asgjësimin e kafshëve të infektuara.

Sëmundja e shkaktuar nga gripi afrikan i derrave nuk është e rrezikshme për njerëzit, por është fatale për derrat. Semberija është zona kryesore e Bosnjës për agrikulturë dhe përhapja e gripit ka të ngjarë të ndikojë rëndë në jetesën e fermerëve të saj. /koha

Exit mobile version