Ballina Lajmet Kosovë Asociacioni dhe Demarkacioni duhet të kryhen

Asociacioni dhe Demarkacioni duhet të kryhen

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden në një konferencë të përbashkët për media me presidentin e vendit, Hashim Thaçi tha se Kosova ndodhet para disa vendimeve të vështira, por sfidat duhet të tejkalohen. Ai tha se krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe do të jetë vendim i vështirë, por i domosdoshëm dhe punë që duhet të kryhet.

Zëvendëspresidenti Biden tha se Kosova duhet t’i përmbahet zotimeve të bëra në Bruksel dhe këto janë kushte që duhet të përmbushen për t’u integruar në Evropë, ndërkaq potencoi se SHBA-të do të vazhdojnë të qëndrojnë krah Kosovës.

Duke u bazuar në fjalën e Thaçit për demarkacionin, Biden theksoi se është e rëndësishme që Kosova të jetë e përkushtuar në këtë çështje.

“E dimë që është dashur të shtyhen disa reforma, por janë vendimet e zorshme që sjellin fryte. E dimë që dhimbjet e luftës janë ende të freskëta por e vetmja mënyrë për Kosovën është një e ardhme e përbashkët”.

Biden kërkoi që institucionet relevante në vend të merren me luftimin e krimit dhe korrupsionit.

Exit mobile version