Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Aspekti qesharak i një lajmi serioz mbi Gazën

Aspekti qesharak i një lajmi serioz mbi Gazën

Paqja e pamundur në një tokë të përgjakur, aty ku zemra sfidon paranë e shpirtin katran

Forcat izraelite dhe grupi palestinez Hamas po përgatiten të rifillojnë luftimet në Rripin e Gazës, sipas raportimeve të medias.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë hartuar plane për të nisur operacione ushtarake në Gaza në mars, tha një zyrtar izraelit i paidentifikuar dhe një diplomat arab për The Times of Israel.

Një armëpushim i brishtë në Rripin e Gazës ka qenë në fuqi që nga 10 tetori, pasi Izraeli dhe Hamasi ranë dakord për një plan 20-pikësh, të mbështetur nga Uashingtoni, për t’i dhënë fund më shumë se dy viteve luftimesh.

Diplomati i paidentifikuar tha se operacioni nuk do të përparonte pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, të cilat po shtyjnë për një fazë të dytë të armëpushimit, e cila do të shihte Hamasin të dorëzonte armët dhe të vendoste një forcë ndërkombëtare stabilizimi.

Izraeli dëshiron të zhvendosë Vijën e Verdhë

Plani izraelit do të përqendrohej në Qytetin e Gazës, me qëllim zhvendosjen e të ashtuquajturës Vijë të Verdhë, e cila përfaqëson një ndarje të re të territorit në Rripin e Gazës.

Sipas Wall Street Journal, Hamasi po përgatitet gjithashtu për luftime të reja.

Grupi ka filluar rindërtimin e disa prej tuneleve të tij nëntokësore të dëmtuara, raportoi gazeta, duke cituar zyrtarë arabë dhe izraelitë të paidentifikuar.

Por më pas vjen detaji tjetër në raportim, ai që e bën lajmin nga serioz në qesharak: Hamasi gjithashtu ka fonde të reja për të paguar luftëtarët e tij dhe për të rekrutuar të rinj.

Në fakt, rezistenca palestineze mu pse nuk lufton me para por me zemër e ka sfiduar deri në poshtërim ushtrinë më gjaksore në botë.

Zyrtarët izraelitë i thanë gazetës amerikane se Izraeli është i gatshëm të japë më shumë kohë për të zbatuar planin e paqes të Presidentit të SHBA-së Donald Trump. Megjithatë, një zyrtar tjetër u citua të ketë thënë se një vendim për planet e reja të luftës varet nga udhëheqja politike izraelite.

Ushtria izraelite, pavarësisht armëpushimit, vazhdon të kryejë sulme, duke pretenduar se synon udhëheqjen e Hamasit në Gaza.

Shkurt e qartë: paqja në Gaza është thjesht një iluzion. Ajo tokë e larë me gjak, sa ta ketë si sundues e synues izraelitët e pashpirt sionistë me trillimet e tyre historike e fiksasionet fetare, nuk do gjejë kurrë paqe. /tesheshi

Exit mobile version