Ballina Arritje Teknologji Asus lançon pllakat amë dhe kartat grafike të para pa kabllo

Asus lançon pllakat amë dhe kartat grafike të para pa kabllo

Karta grafika del në shitje më 15 Shtatori dhe është e para pa kabllo që vjen në treg.

Asus prezantoi kartën e re grafike RTX 4070 së bashku me disa pllaka amë B760 dhe vjen me kontektorë të fshehur të energjisë.

Karta grafika del në shitje më 15 Shtatori dhe është e para pa kabllo që vjen në treg. Komponentët e rinj momentalisht janë të disponueshëm vetëm në tregun Aziatik dhe me shumë gjasa do të mbeten të tillë.

Produktet marrin inspirim nga linja e produkteve BTF (Back-to-Future) e Asus të cilët kanë për qëllim përmirësimin e aspektit estetik të komponentëve të kompjuterëve duke fshehur ose zëvendësuar të gjithë konektorët e dukshëm.

Për pllakat amë, Asus ka zhvendosur kontektorët në pjesën e pasme të pllakës amë. Për kartën grafike kabllot janë hequr dhe zëvendësuar nga në kontektor energjie quajtur HPCE i vendosur direkt në pllakën amë.

Pllakat amë BTF nga Asus kanë këtë lloj kontektori por jo të gjithë. TUF Gaming Z790 BTF vjen me këtë kontektor por jo B760M-BTF Wi-Fi.

Asus gjithashtu prezantoi dy kasa të reja të cilat kanë hapësirat e nevojshëm për akomodimin e kontektorëve në pjesën e pasme të pllakave amë BTF siç është Asus A21 dhe TUF Gaming GT502 Concept Case.

Ndërkaq karta grafike RTX 4070 pa konektorë me kabllo do të kushtojë rreth 728 dollarë.

Exit mobile version