Ballina Lajmet Kosovë ATK: Nga 1 qershori, pagesat mbi 2 mijë euro me individë s’lejohen...

ATK: Nga 1 qershori, pagesat mbi 2 mijë euro me individë s’lejohen me para cash

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se nga 1 qershori, pagesat mbi 2 mijë euro me individë nuk lejohen të bëhen me para të gatshme.

Në njoftimin e ATK- së theksohet se këto pagesa duhet të realizohen përmes sistemit bankar ose formave tjera elektronike të pagesës.

“Respektoni kufizimin e përcaktuar me ligj dhe shmangni gjobat. Mos paguani cash mbi limitin e lejuar. Veproni sipas ligjit”, theksohet në njoftim.

Exit mobile version