Ballina Sport Futboll Atletico Madridi fiton ndaj Osasunas

Atletico Madridi fiton ndaj Osasunas

Atletico Madridi ka marrë fitore të vështirë 1-0 në udhëtim te Osasuna në kuadër të javës së 19-të në La Liga.

Rasti i parë serioz në ndeshje u krijua në minutën e 24-të, kur Chimy Avila dështoi të mposhte Jan Oblakun nga afërsia.

Në anën tjetër, Atletico rrezikoi nëpërmjet dyshes Thomas Lemar dhe Pablo Barrios (33’), mirëpo ky i fundit goditi jashtë.

Shans të mirë lëshoi edhe Antonio Griezmann gjashtë minuta më vonë, kur goditja e tij u bllokua.

Në 45 minutat e dytë, francezi pati raste të njëpasnjëshme, e që sërish i mungoi efikasiteti.

Gomez i Osasunas testoi Oblakun në minutën e 63-të, por slloveni e dërgoi topin në rivënie nga këndi.

Ndeshja më pas u vendos nga Saul Niguez, që realizoi për 1-0 me një asistim të Rodrigo de Paaul, duke rrëmbyer kështu tri pikë.

Pas javës së 19-të, Atletico Madridi gjendet në vendin e katërt me 34 pikë, ndërsa në xhiron e 20-të do të kenë punë me Getafen.

Exit mobile version