Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Atmosferë bamirësie! Biznesmeni turk bleu gjithë tregun për t’ua dhuruar blerësve (Video)

Atmosferë bamirësie! Biznesmeni turk bleu gjithë tregun për t’ua dhuruar blerësve (Video)

Atmosferë bamirësie! Biznesmeni turk bleu gjithë treguan për t’ua dhuruar blerësve (Video)

Konsumatorët të cilët u endeshin nëpër tregun e Piyalepaşa të Stambollit u ndheshën me një befasi të këndshme – artikujt e shitur në pazar u ofruan falas pasi një biznesmen vendas bleu të gjithë mallin për tërë ditën.

Sezgin Baran, kryetar i SBK Holding, bleu të gjitha sendet në treg, që shet produkte ushqimore të freskëta duke përfshirë fruta, perime, djathë dhe ullinj.

Falë Baranit, blerësit e tregut nuk kishin nevojë për të hapur kuletat e tyre, por shkonin në shtëpi me çanta të mbushura me prodhime të freskëta. Sic raportoi Daily Sabah, tregu u zbraz plotësisht brenda dy orëve.

Muaji i Ramazanit ndjehet edhe më tepër në rrugët e Stambollit, ku janë vendosur pika për të dhuruar për bamirësi, dhe plot postera e billborde duke u bërë thirrje njerëzve të dhurojnë për komunitetet e varfra në Turqi dhe jashtë saj. /MESAZHI/

 

Exit mobile version