Atmosferë bamirësie! Biznesmeni turk bleu gjithë tregun për t’ua dhuruar blerësve (Video)

Atmosferë bamirësie! Biznesmeni turk bleu gjithë treguan për t’ua dhuruar blerësve (Video)

Konsumatorët të cilët u endeshin nëpër tregun e Piyalepaşa të Stambollit u ndheshën me një befasi të këndshme – artikujt e shitur në pazar u ofruan falas pasi një biznesmen vendas bleu të gjithë mallin për tërë ditën.

Sezgin Baran, kryetar i SBK Holding, bleu të gjitha sendet në treg, që shet produkte ushqimore të freskëta duke përfshirë fruta, perime, djathë dhe ullinj.

Falë Baranit, blerësit e tregut nuk kishin nevojë për të hapur kuletat e tyre, por shkonin në shtëpi me çanta të mbushura me prodhime të freskëta. Sic raportoi Daily Sabah, tregu u zbraz plotësisht brenda dy orëve.

Muaji i Ramazanit ndjehet edhe më tepër në rrugët e Stambollit, ku janë vendosur pika për të dhuruar për bamirësi, dhe plot postera e billborde duke u bërë thirrje njerëzve të dhurojnë për komunitetet e varfra në Turqi dhe jashtë saj. /MESAZHI/