Ballina Auto Audi sjell e-tron GT Quattro – modeli i ri elektrik që kombinon...

Audi sjell e-tron GT Quattro – modeli i ri elektrik që kombinon luksin me performancën

Audi ka zgjeruar familjen e saj të Gran Turismo-ve elektrike me prezantimin e e-tron GT Quattro.

Bëhet fjalë për një model bazë i ri që synon të ofrojë performancë të lartë dhe përdorshmëri të përditshme në një paketë premium, shkruajnë mediat e huaja.

I pajisur me një bateri prej 105 kWh, e-tron GT Quattro ofron një “kapacitet” deri në 622 kilometra, dhe mund të arrijë deri në 430 kW fuqi përmes funksionit Launch Control.

Falë kapacitetit të karikimit të shpejtë prej 320 kW, automjeti mund të “rikuperojë 285 kilometra kapacitet” në vetëm 10 minuta.

Dizajni i Gran Turismo vazhdon me elementë aerodinamikë, ndërsa kabina e rafinuar kombinon rehatinë me funksionalitetin praktik.

Exit mobile version