Ballina Lajmet Australi, zbulohen gurë gjigantë të mbuluar me ar

Australi, zbulohen gurë gjigantë të mbuluar me ar

Në Australi janë zbuluar gurë gjigantë të mbuluar me ar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas BBC-së, kompania kanadeze e minierave RNC Minerals ka njoftuar se ari i cili ka mbuluar dy gurët e zbuluar javën e kaluar në minierën në afërsi të qytetit Kalgoorlie është në vlerë prej të paktën 4 milionë dollarë.

Sasia e arit ndodhet mbi gurin e madh prej kuarci që peshon mbi 60 kilogramë.

Gurët të cilët vlerësohen si “zbulim një herë në jetë” planifikohen të nxirren në ankand.

Exit mobile version