Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Australia po shqyrton ndihmën ushtarake për Lindjen e Mesme, por nuk do...

Australia po shqyrton ndihmën ushtarake për Lindjen e Mesme, por nuk do të dërgojë trupa

Foreign Affairs Minister Penny Wong says Australia is considering a military assistance request from Gulf states targeted in Iranian attacks. (ABC News: Marke Moore)

Australia ka bërë të ditur se po shqyrton mundësinë për të ofruar ndihmë ushtarake për vendet e Lindjes së Mesme që janë goditur nga kundërsulmet e Iranit, por nuk do të dërgojë trupa për të marrë pjesë në një përpjekje lufte, transmeton Anadolu.

Siç raporton Korporata Australiane e Transmetimeve, kryediplomatja australiane, Penny Wong, konfirmoi se Australia po shqyrton ofrimin e ndihmës për “shumë vende jo-pjesëmarrëse” që janë prekur nga sulmet hakmarrëse të Iranit.

Tensionet rajonale janë përshkallëzuar që kur SHBA dhe Izraeli nisën një sulm në shkallë të gjerë kundër Iranit më 28 shkurt, duke vrarë më shumë se 1.000 persona, përfshirë liderin wuprem Ali Khamenei, mbi 150 nxënëse dhe zyrtarë të lartë ushtarakë.

Irani është kundërpërgjigjur me breshëri të gjera sulmesh që kanë shënjestruar baza amerikane, objekte diplomatike dhe personel ushtarak në të gjithë rajonin, si dhe disa qytete izraelite.

Sulmet kanë vazhduar të përshkallëzohen.

“Ne nuk po marrim pjesë në veprime ofensive kundër Iranit dhe e kemi bërë të qartë se nuk do të marrim pjesë në ndonjë vendosje të trupave tokësore në Iran. Kjo nuk është Iraku dhe ne nuk jemi qeveria e Howard-it. Ne nuk po u kërkojmë australianëve të pranojnë që burra dhe gra të dërgohen në një luftë tokësore”, tha Wong.

Ajo tha se ndihma ushtarake e Australisë mund të ndihmojë në ofrimin e mbrojtjes kundër dronëve dhe raketave iraniane.

“Na është kërkuar dhe ne do ta shqyrtojmë në përputhje me parimet e politikës së jashtme. Nëse merret një vendim, jam e sigurt se do të jemi transparentë me popullin australian”, shtoi ajo.

Në një zhvillim të lidhur, një fluturim nga Dubai në Melburn me 151 australianë në bord pritet të mbërrijë sot, ndërsa një fluturim tjetër do të zbresë në Sidnej më vonë gjatë mbrëmjes.

Më shumë se 1.500 australianë janë kthyer në vend me avion nga Emiratet e Bashkuara Arabe që kur operacionet ndërkombëtare të fluturimeve rifilluan.

Rreth 115.000 australianë ndodheshin në Lindjen e Mesme kur SHBA dhe Izraeli sulmuan Iranin.

Exit mobile version