Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, ka paralajmëruar se vazhdimi i luftës mund të ketë pasoja të rënda për ekonominë dhe tregun global të naftës.
Në një reagim ndaj deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump për çmimet e naftës, ai tha se nëse konflikti vazhdon, mund të mos ketë më as mundësi për të shitur naftë dhe as kapacitet për ta prodhuar atë.
Sipas tij, përshkallëzimi i luftës nuk do të dëmtojë vetëm interesat e Shteteve të Bashkuara, por edhe ato të vendeve të rajonit dhe të gjithë botës. Ai shtoi gjithashtu se interesat globale po rrezikohen për shkak të politikave të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu. /mesazhi
