Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Austri, gjobë shoferit, reagoi kundër mbështetësve të PKK-së

Austri, gjobë shoferit, reagoi kundër mbështetësve të PKK-së

Policia austriake ka gjobitur shoferin e taksisë me origjinë turke Bilal Adalı me 710 euro gjobë, menjëherë pasi ai ka reaguar kundër disa mbështetësve të organizatës terroriste PKK të cilët bënin propagandë kundër Turqisë në Vjenë, raporton Anadolu Agency (AA).

Adalı ka publikuar në rrjetet sociale reagimin kundër mbështetësve të PKK si dhe gjobën e vendosur nga policia. Ai ka shpjeguar edhe për gazetarin e AA se çfarë ndodhi më 28 korrik 2016.

Adalı në fjalën e tij për gazetarin e AA tha se ka lindur dhe është rritur në Austri dhe se prej 1988-ës ai punon si shofer taksie në Vjenë.

Ai tregon se atë ditë dërgoi familjen e tij në qendër të Vjenës dhe kur pa se mbështetësit e PKK bëjnë propagandë kundër Turqisë tha se ju kujtua shoku i tij që ra dëshmorë në qytetin Hakkari të Turqisë dhe më pas shpjegon se i është drejtuar atyre duke ju thënë: ”Terroristë të fëlliqur. Ju jeni terroristë”.

Menjëherë më pas rreth 20 efektivë policie kanë rrethuar makinën e tij duke e zbritur atë me dhunë nga makina si dhe duke u sjellë me të sikur të ishte një i dyshuar për terrorizëm. ”Një hapi derën nga e djathta, ndërsa një tjetër nga e majta. Më tërhoqën për krahu. Në këtë mënyrë më nxorën menjëherë nga makina.” tha ai.

Adalı thotë se i ka treguar të gjitha dokumentet e nevojshme policisë dhe më pas një polic i moshuar i është drejtuar duke i thënë: ”Tani e tutje mund ta harrosh jetën në Austri.” Duke e kërcënuar i ka thënë: ”Ju Erdoğanistët jeni të gjithë njësoj.”

Në vijim të fjalës së tij Adalı thotë se pasi i kthyen dokumentet i kanë thënë: ”nga ne do të marrësh një letër të mirë”, ndërsa pas një jave me anë të një letre ai mësoi se kishte marrë 710 euro gjobë.

Duke theksuar se gjoba ishte bazuar në nenet 7 dhe 8 Adalı në vijim shton: ”Pretendojnë se kam ecur ngadalë, por në atë vend po të ecësh më shumë se 30 kilometra në orë merr gjobë. Pretendonin se kam thënë ‘Kurdë të qelbur’, ndërkohë që un nuk thash një gjë të tillë, por i quajta ata ‘terroristë të qelbur’. 20 policë më bllokuan rrugën, ndërkohë që më thonë se kam bllokuar trafikun. Në gjobë shkruhet se kam përdorur pjesën e majtë të rrugës, ndërsa në atë rrugë nuk ka anë të majtë.”

Duke theksuar se gjoba e shkruar është e padrejtë, Adalı thotë se përmes avokatit të tij do ta kundërshtojë atë.

Exit mobile version