Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Austria do të ofrojë mbështetje financiare për sirianët që dëshirojnë të kthehen...

Austria do të ofrojë mbështetje financiare për sirianët që dëshirojnë të kthehen në vendin e tyre

Kryeministri austriak Karl Nehammer

Kryeministri austriak Karl Nehammer njoftoi se do të ofrojë mbështetje prej 1.000 eurosh për sirianët që duan të kthehen në vendin e tyre, raporton Anadolu.

Nehammer në një postim në llogarinë e tij në X tha se proceset në lidhje me kërkesat për azil nga sirianët janë pezulluar.

Nehamer, i cili tha se nevojiten qytetarë për rindërtimin e Sirisë, bëri të ditur se do të ofrohen 1.000 euro ndihmë financiare për sirianët që kthehen në vendin e tyre.

Ministri i Brendshëm Gerhard Karner deklaroi gjithashtu se procedurat burokratike të sirianëve që duan të kthehen do të përshpejtohen dhe do t’i jepet përparësi përgatitjes së dokumenteve të nevojshme.

Exit mobile version