Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Austria qëndron neutrale në kuadër të luftës në Ukrainë

Austria qëndron neutrale në kuadër të luftës në Ukrainë

Kancelari austriak Karl Nehammer tha se vendi i tij synon të mbajë një qëndrim neutral në kuadër të luftës në Ukrainë.

“Austria ishte, është dhe do të mbetet neutrale”, u tha Nehammer gazetarëve gjatë një vizite në Katar.

“Neutraliteti është i rëndësishëm”, tha ai, duke shtuar se e konsideron të mbyllur çështjen e neutralitetit të Austrisë.

Në sfondin e luftës në Ukrainë, politikanët dhe media austriake kanë debatuar nëse vendi duhet të anëtarësohet në NATO.

Pamela Rendi-Wagner, kryetarja e Partisë Socialdemokrate, partia e dytë më e madhe pas Partisë Popullore Austriake të Nehammerit e ka refuzuar një vendim të tillë.

Në vend të kësaj, Rendi-Wagner shprehu mbështetjen për një ushtri efikase dhe një bashkëpunim më të mirë për sigurinë dhe politikën e jashtme në Evropë. /atsh

Exit mobile version