Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Autobusi bie në lumë, 25 të vdekur

Autobusi bie në lumë, 25 të vdekur

Të paktën 25 persona kanë humbur jetën dhe 13 të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Ngjarja ka ndodhur në Indonezi, ku një autobus pasi ra në një luginë të pjerrët rreth 100 metër u rrëzua në lumë.

Në bordin e autobusit ishin 37 pasagjerë dhe shoferi.

Autoritetet kanë dislokuar 120 punëtorë shpëtimi për të ndihmuar të mbijetuarit dhe nxjerrjen e trupave të pajetë.

Autobusi ishte nisur nga qyteti Bengkulu, në ishullin Sumatra, por ende nuk dihen shkaqet e aksidentit./Ora News

Exit mobile version