Një autobus me të paktën 40 persona në bord ka rënë në lumin Padma në Bangladesh teksa po hipte në një traget, ndërkohë autoritetet kanë shprehur frikë për shumë viktima, transmeton Anadolu.
Shërbimi zjarrfikës tha se ekipi i tyre i zhytjes ka nisur operacionet në vendngjarje, ndërsa një ekip teknik është dërguar nga kryeqyteti Dhaka.
Televizioni lokal “Channel 24” raportoi se 17 pasagjerë janë shpëtuar, ndërsa zhytësit po punojnë për të shpëtuar pjesën tjetër. Ngjarja ndodhi në terminalin e trageteve Daulatdia në qytetin Goalanda në Rajbari.
Ajo vjen pas pushimit 7-ditor të festës muslimane të Fitër Bajramit, gjatë të cilit miliona njerëz po kthehen në Dhaka.
Të dielën, të paktën 12 persona humbën jetën dhe 26 të tjerë u plagosën në një përplasje mes një autobusi dhe një treni në rrethin juglindor Comilla të vendit.
