Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Automjeti godet turmën, disa të plagosur në një spital në Stokholm

Automjeti godet turmën, disa të plagosur në një spital në Stokholm

Disa persona janë plagosur në hapësirat e spitalit Capio Vårdcentral në zonë Högdalen të Stokholmit, kur një veturë goditi një turmë njerëzish.

Dritaret e spitalit janë shkatërruar dhe shtyllat janë shkatërruar kur automjeti u përplas në hyrje të yij.

Një person është transferuar në Spitalin Karolinska nëpërmjet ambulancës ajrore.

Anna Westberg nga policia e Stokholmit tha se të paktën tre ishin “të lënduar”, por shkalla e lëndimeve të tyre aktualisht nuk është e njohur. Ende nuk dihen motivet e aksidentit, dhe nuk dihet nëse goditja ishte e qëllimshme, apo bëhet fjalë për ndonjë aksident të ndonjë lloji tjetër. /MESAZHI/

Exit mobile version