Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Autori i masarkës në klubin e natës në Stamboll del para gjyqit

Autori i masarkës në klubin e natës në Stamboll del para gjyqit

Sic njoftojnë mediat daneze, dje ka dalur para gjykatës i dyshuari kryesor për masakrën në klubin e natës në Stamboll, sulm i cili ndodhi Natën e Vitit të Ri. I dyshuari është arrestuar në muajin qershor në Danimarkë.

Asparov, 42 vjeç, i akuzuar për furnizim të armëve dhe municioneve, u arrestua me kërkesë të Turqisë, sipas gazetës daneze Vejle Amst Avis.

Sipas gazetës, policia konfiskoi edhe disa pajisje kompjuterike në shtëpinë e të dyshuarit.

Pas një kërkese nga Turqia, Asparov u arrestua më 29 qershor në juglindje të Danimarkës, me ndihmën e Shërbimit të Sigurimit dhe Shërbimit Informativ Danez (PET), por u lirua pas dhënies së një deklarate.

Turqia duhet të kërkojë ekstradim për Asparov brenda 18 ditëve.

Nëse prokurori i shtetit i përgjigjet pozitivisht kërkesës, i dyshuari ka të drejtë të shkojë në gjykatë, por vendimi për ekstradim do bëhet në Gjykatën Supreme.

Të paktën 39 persona, përfshirë një oficer policie, u vranë kur një person i armatosur hapi zjarr në klubin e natës në lagjen Ortakoy të Stambollit.

Më 16 janar, Masharipovi u rrethua nga policia në rrethin e Esenyurt të Stambollit.
Katër të dyshuar të tjerë, përfshirë një mashkull me origjinë nga Kirgistani, dhe tri gra, u ndaluan.

Exit mobile version