Ballina Lajmet Kosovë Avdullah Hoti shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së

Avdullah Hoti shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar se do të kandidojë për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Përmes një deklarate drejtuar anëtarësisë së LDK-së, Hoti ka bërë të ditur se në Kuvendin e LDK-së, që pritet të mbahet më 31 janar 2026, do të kërkojë besimin e delegatëve për t’i prirë partisë.

Ai ka falënderuar Abdixhikun dhe strukturat drejtuese të LDK-së për punën e bërë gjatë pesë viteve të fundit, duke theksuar se anëtarësia e partisë mbetet shtylla kryesore e saj.

Hoti është zotuar për një proces gjithëpërfshirës, transparent dhe në përputhje me Statutin e LDK-së, duke theksuar se synon ringritjen politike dhe organizative të partisë, si dhe kthimin e saj në alternativën kryesore qeverisëse në Kosovë.

“Është koha ta çlirojmë potencialin e LDK-së dhe ta kthejmë atë në forcën politike kryesore në shërbim të qytetarëve dhe interesit shtetëror”, ka deklaruar Hoti.

Ai ka bërë thirrje për unitet, guxim politik dhe rikthim të vlerave themeltare të LDK-së, përfshirë demokracinë e brendshme dhe orientimin euro-atlantik të Kosovës.

Exit mobile version