Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Avionët bombardues rusë kryen fluturime të planifikuara mbi detet Barents dhe Norvegjez

Avionët bombardues rusë kryen fluturime të planifikuara mbi detet Barents dhe Norvegjez

Ministria ruse e Mbrojtjes raportoi se avionët bombardues strategjikë kryen fluturime të planifikuara mbi detet Barents dhe Norvegjez, transmeton Anadolu.

“Avionët bombardues strategjikë të tipit Tu-95MS realizuan një fluturim të planifikuar mbi ujërat ndërkombëtare të deteve Barents dhe Norvegjez” u theksua në deklaratën e ministrisë.

Në deklaratë, ku theksohet se fluturimi zgjati më shumë se 7 orë, u bë e ditur se këta avionë u shoqëruan nga avionë luftarakë rusë të tipit “Su-33” si dhe nga avionë luftarakë të vendeve të huaja.

Në deklaratë gjithashtu u theksua se avionët rusë kryejnë rregullisht fluturime mbi ujërat e Arktikut, Atlantikut të Veriut, Oqeanit Paqësor, Detit Baltik dhe Detit të Zi, dhe se këto fluturime realizohen në përputhje me rregullat ndërkombëtare për përdorimin e hapësirës ajrore.

Exit mobile version