Ministria ruse e Mbrojtjes raportoi se avionët bombardues strategjikë kryen fluturime të planifikuara mbi detet Barents dhe Norvegjez, transmeton Anadolu.
“Avionët bombardues strategjikë të tipit Tu-95MS realizuan një fluturim të planifikuar mbi ujërat ndërkombëtare të deteve Barents dhe Norvegjez” u theksua në deklaratën e ministrisë.
Në deklaratë, ku theksohet se fluturimi zgjati më shumë se 7 orë, u bë e ditur se këta avionë u shoqëruan nga avionë luftarakë rusë të tipit “Su-33” si dhe nga avionë luftarakë të vendeve të huaja.
Në deklaratë gjithashtu u theksua se avionët rusë kryejnë rregullisht fluturime mbi ujërat e Arktikut, Atlantikut të Veriut, Oqeanit Paqësor, Detit Baltik dhe Detit të Zi, dhe se këto fluturime realizohen në përputhje me rregullat ndërkombëtare për përdorimin e hapësirës ajrore.


