Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Avionët izraelitë sulmojnë pozicionet e Hamasit në Rripin e Gazës

Avionët izraelitë sulmojnë pozicionet e Hamasit në Rripin e Gazës

Avionët luftarakë izraelitë kryen sulme ajrore kundër një pozicioni të grupit palestinez të rezistencës Hamas në Rripin e Gazës të martën vonë, sipas ushtrisë izraelite, raporton Anadolu Agency (AA).

Sulmet ajrore goditën një tunel që pretendohet se i përkiste Hamasit, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, në Twitter.

“Sulmi u krye si hakmarrje për shkak të raketave nga Gaza”, shtoi Adraee.

Sipas dëshmitarëve okularë, objektiv i sulmeve ishte toka bujqësore në lindje të qytetit Deir al-Balah në qendër të Gazës, me të paktën tre raketa.

Asnjë informacion për viktima të mundshme nuk është raportuar deri më tani.

Ushtria izraelite shpesh kryen sulme ajrore në zonat kufitare si hakmarrje për sulme të cilat ata pretendojnë se janë kryer nga Gaza.

Exit mobile version