Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Avioni me 130 pasagjerë përplaset me murin

Avioni me 130 pasagjerë përplaset me murin

Një avion pasagjerësh që udhëtonte nga qyteti jugor indian Trichy në Dubai u dëmtua pas goditjes së murit të aeroportit gjatë ngritjes, shkruan BBC.

Air India IX 611, që mbante 130 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit, u transferua në Mumbai, ku u ul në mënyrë të sigurtë.

Air India tha se për dy pilotët, të cilët kanë më shumë se 6 mijë e 500 orë përvojë fluturuese kanë filluar hetimet. Air India është transportuesi kombëtar i Indisë.

Linja ajrore tha në një deklaratë se avioni i Boeing 737 u ngrit në aeroportin e Trichy në jug të Indisë të premten, kur zyrtarët e aeroportit “vunë re se avioni ishte përplasur me muret e aeroportit”.

 

Exit mobile version