Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Avioni ushtarak zhduket me 38 persona në bord

Avioni ushtarak zhduket me 38 persona në bord

Një avion ushtarak me 38 persona në bord është zhdukur gjatë rrugës për në Antarktidë. Lajmin e bëri të ditur forca ajrore e Kilit në një deklaratë, e cila tha se avioni u ngrit nga Punta Arenas në orën 16:55 me kohën lokale (19:55 GMT), dhe operatorët humbën kontaktin pas orës 18:00 (21:00).

Midis të zhdukurve janë 17 anëtarë të ekuipazhit dhe 21 pasagjerë, të cilët po udhëtonin për të siguruar mbështetjen logjistike.

Forca ajrore e Kilit tha që një operacion kërkimi dhe shpëtimi është duke u zhvilluar për të rikuperuar aeroplanin dhe ata që kanë humbur.

Agjencia e lajmeve EFE raporton se tre prej atyre që janë në bord janë civilë.

Gjenerali i Forcave Ajrore Eduardo Mosqueira u tha mediave lokale se aeroplani nuk aktivizoi asnjë sinjal shqetësimi./oranews

Exit mobile version