Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Avionit s’i mjafton pista, përfundon i zhytur në lagunë

Avionit s’i mjafton pista, përfundon i zhytur në lagunë

Një avion nga Papua Guinea e Re përfundoi i zhytur në një lagunë pasi tejkaloi gjatësinë e pistës së një aeroporti në shtetet federative të Mikronezisë.

Të gjithë pasagjerët raportohen të jenë shpëtuar nga avioni tip “Boeing 737-800” i linjës ajrore “Air Niugini”, si pasojë e ndihmës së menjëhershme të dhënë nga peshkatarët e zonës me varkat e tyre.

Banorë lokalë raportuan gjithashtu se ka disa të plagosur mes pasagjerëve me kocka të thyera, pasi avioni “fluturonte më ulët se ç’duhej” teksa përgatitej të ulej në pistë, e për pasojë përfundoi përtej saj në ujërat e lagunës.

Sipas raportimeve kontradiktore, në bordin e avionit ishin deri në 57 udhëtarë, përfshi këtu 11 pjesëtarë ekuipazhi. Pasagjerët, diku thuhet të kenë qenë 36 e diku 46.

 

Exit mobile version