Ballina Lajmet Kosovë Avokati i Veselit: Prokuroria duhet të dëshmojë nëse klienti im ka pasur...

Avokati i Veselit: Prokuroria duhet të dëshmojë nëse klienti im ka pasur kontroll mbi ndonjë person, në Kosovë

Avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon ka thënë se prokuroria duhet të vërtetojë që klienti i tij ka pasur kontroll ndaj ndonjë personi.

Ai gjatë pyetjes së gjykatësit Christoph Barthe, nëse mungesa e Veselit në Kosovë në periudha të ndryshme kohore dhe kjo distancë ka rëndësi për veprimet ligjore, ai ka thënë se nuk asnjë provë, që Veseli nuk ka pasur kontroll ndaj askujt në Kosovë.

“Prokuroria duhet vërtetojë nëse klienti im ka pasur kontrollin ndaj ndonjë personi në Kosovë, në mënyrë që të lind ndonjë detyrim. Nuk ka pasur kontroll efektiv kundrejt askujt në Kosovë. Nga pikëpamja praktike ka qenë e pamundur të ketë pasur komunikime. Nuk ka provë”, tha ai.

Ai po ashtu tha se UÇK-ja kishte të drejtë të arrestonte persona që cilësoheshin me rrezik.

“E drejta ndërkombëtare humanitare për konflikte ushtarake parashikon se mund të arrestohen persona që cilëson si rrezik për sigurinë. Kemi cituar edhe shtete të mëparshme që e kanë bërë këtë”, tha Dixon.

Exit mobile version