Ballina Arritje Teknologji Avokati përdor ChatGPT në gjykatë dhe përfundon në telashe

Avokati përdor ChatGPT në gjykatë dhe përfundon në telashe

Por u desh që rastet të paraqiteshin në gjykatë për të mësuar se nuk ishin të vërteta. Gjykatësi do të vendosë më 8 Qershor se çfarë do të ndodhë pas këtij lëmshi.

Një avokat i cili përfaqësonte një burrë në një gjykatë të Manhattan e la veten në mëshirë të vetës gjykatës. Gjatë mbrojtjes ai paraqiti 6 raste të cilat nuk ekzistonin dhe për përpilimin e tyre kishte përdorur ChatGPT që kishte shpikur këto raste nga asgjëja.

Avokati po përfaqësonte një burrë i cili kishte paditur Avianca Airlines për një dëmtim fizik në gjurin e tij. Steven Schwartz tha se nuk e kishte përdorur ChatGPT kurrë më parë dhe nuk ja kishte idenë se mund të shpikte raste.

Në fakt Schwartz i kishte kërkuar ChatGPT të dinte nëse rastet janë të vërteta. Roboti bashkëbisedues kishte insistuar se janë reale.

Por u desh që rastet të paraqiteshin në gjykatë për të mësuar se nuk ishin të vërteta. Gjykatësi do të vendosë më 8 Qershor se çfarë do të ndodhë pas këtij lëmshi.

ChatGPT lançuar në 2022 dhe ishte menjëherë një goditje. Roboti bashkëbisedues me inteligjencë artificiale është pjesë e familjes së teknologjive të reja quajtur AI gjeneruese.

Edhe pse bisedat duken organike dhe sikur ChatGPT ka një arsyetim të tij, ajo shpeshherë është e pasaktë e madje mund të shpikë fakte apo të bazohet në fakt që janë plotësisht të rreme.

Exit mobile version