Ballina Lajmet Kosovë Azem Syla i shtrirë në spital

Azem Syla i shtrirë në spital

Ish deputeti i nga radhët e PDK-së, Azem Syla, i cili që nga e premtja u shpall i paraburgosur për të tretën herë, nuk është dërguar në burg.

Ai ndodhet në njësinë koronare në QKUK.

Avokati i tij, Tomë Gashi ka konfirmuar për Klan Kosovën se Syla ka disa ditë që ndodhet në spital, dhe kjo nuk lidhet me rastin e hapur ndaj tij në gjykatë.

Portali Insajderi, duke u mbështetur në burime të veta, ka bërë me dije se një gjyqtar i EULEX-it ka urdhëruar mjekët që deri të hënën të kryejnë të gjitha ekzaminimet, përndryshe me Sylën do të merret një mjek i EULEX-it.

Exit mobile version