Ballina Uncategorized Azerbajxhani e shpall 10 nëntorin si “Ditën e Fitores”

Azerbajxhani e shpall 10 nëntorin si “Ditën e Fitores”

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, shpalli “Ditën e Fitores” datën 10 nëntor, pasi Armenia nënshkroi në këtë datë deklaratën që pranoi humbjen e saj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Presidenca e Azerbajxhanit thuhet se presidenti Aliyev mori vendimin që data 10 nëntor të shpallet “Dita e Fitores” dhe se kjo ditë të festohet çdo vit.

Gjithashtu presidenti Aliyev ka përcaktuar si ditën e “Përkujtimit të Dëshmorëve” edhe datën 27 shtator në të cilën filloi operacioni që Azerbajxhani ndërmori për të çliruar territoret e tij.

Armenia pranoi humbjen pasi ushtria e Azerbajxhanit çliroi nga pushtimi armen 5 qendra qytetesh, 4 qyteza dhe rreth 286 fshatra në operacionin që u krye për 44 ditë.

Më 10 nëntor Armenia nënshkroi marrëveshjen që premton largimin edhe nga rajonet nën pushtim Agdam, Lachin dhe Kalbajar.

Në Baku do të zhvillohet paradë ushtarake

Në kryeqytetin Baku do të zhvillohet një paradë ushtarake me rastin e fitores së arritur nga ushtria e Azerbajxhanit.

Në paradën që do të zhvillohet në sheshin Azadliq në kryeqytet, do të ekspozohen mjetet e blinduara dhe armët e tjera që ushtria e Azerbajxhanit ka konfiskuar nga ushtria e Armenisë. Ndërkohë, lidhur me datën e paradës ende nuk është bërë një deklaratë zyrtare.

Exit mobile version