Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Azerbajxhani i bën thirrje Izraelit të rishqyrtojë vendimin për të njohur ngjarjet...

Azerbajxhani i bën thirrje Izraelit të rishqyrtojë vendimin për të njohur ngjarjet e vitit 1915 si “gjenocid”

Azerbajxhani kritikoi të hënën vendimin e qeverisë izraelite për të njohur të ashtuquajturin “gjenocid armen”, duke i bërë thirrje Izraelit të rishqyrtojë këtë masë, transmeton Anadolu.

Ministria e Jashtme tha në një deklaratë se ishte “seriozisht e shqetësuar” nga vendimi që shtrembëronte faktet historike rreth ngjarjeve të vitit 1915.

“Është e papranueshme të shtrembërohen faktet historike për ngjarjet e vitit 1915 dhe të kthehen proceset e ndërlikuara historike në objekt vendimesh politike që janë shumë larg themeleve ligjore dhe shkencore”, thuhet në deklaratë.

Ministria theksoi se vendime të tilla nuk kontribuojnë në pajtimin apo mirëkuptimin e ndërsjellë, por përkundrazi thellojnë ndarjet ekzistuese dhe pengojnë përpjekjet për të arritur paqen e qëndrueshme në rajon.

Ai i kërkoi qeverisë izraelite të rishqyrtojë vendimin e saj dhe se Baku do të vazhdojë të mbështesë të vërtetën historike, respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe përpjekjet për të promovuar paqen e qëndrueshme në Kaukazin e Jugut.

“Azerbajxhani do të vazhdojë të mbajë pozicionin e tij të qëndrueshëm në mbrojtjen e të vërtetave historike, respektimin e parimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe promovimin e paqes së qëndrueshme në rajon,” tha ai.

Exit mobile version