Ballina Artikuj BaBadimri vs. BaBaBajrami

BaBadimri vs. BaBaBajrami

Prof.Dr. Rrahman Ferizi

Fëmijët, nga natyra e tyre, janë të butë, kureshtarë dhe plot hare.
Në çdo festë ata kërkojnë gëzim, ngjyra emocionesh për një bombon, një buzëqeshje, një dhuratë të vogël që ua mbush zemrën.
Kjo është gjuha e tyre e pafajshme e lumturisë.

Prandaj, në vend që t’u ndalohet një festë, le t’u ofrohet një tjetër jo si mungesë, por si zëvendësim me kuptim.
Një festë që ruan gëzimin, dhuratat dhe simbolikën që ata e duan, por e përcjellur nga vlera të pastra dhe më të hareshëme.

Kur gëzimi nuk shuhet, por riformësohet, fëmijët rriten të qetë dhe të lumtur. Kështu, tradita vazhdon jo me teprime, as me shpenzime të panevojshme, por me masë, vetëdijësim dhe dashuri.

Rregull i artë:

Para se t’u ndalojmë fëmijëve diçka, le t’ua zëvendësojmë me të njëjtën dëshirë, por në një formë më të bukur dhe më të mirë.

Rrahman FERIZI

Exit mobile version