Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Bagdad, sulm me bombë në qendër të qytetit, disa të vdekur

Bagdad, sulm me bombë në qendër të qytetit, disa të vdekur

Të paktën katër persona kanë humbur jetën ndërsa 20 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmit me bombë në sheshin Tahrir të kryeqytetit të Irakut, Bagdad, qendër e protestave antiqeveritare, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marrë nga burimet e sigurisë, ka shpërthyer një bombë e vendosur në një automjet të parkuar në afërsi të sheshit Tahrir.

Vlerësimet e para tregojnë se në sulm kanë humbur jetën katër persona, ndërsa janë plagosur 20 të tjerë.

Shpërthimi i fuqishëm është dëgjuar nga shumë vende të kryeqytetit.

Exit mobile version